Tregu i fruta-perimeve në qytetin e Elbasanit prej vitesh funksionon pa kushtet e duhura higjeno- sanitar. Nderhyrjet me investime ndër vite kanë qenë minimale, ndërsa në brendësi të tij tregtohen larmishmëri produktesh ushqimore dhe jo vetëm. Në mungesë të një tregu më të mirë, tregtarët deklarojnë se janë të detyruar të shesin këtu dhe pse paguajnë taksën për vendin. Shqetësimi i tyre madhor janë kabujt elektrik të zhveshur që u varen mbi koke. Kontakti i tyre me lagështirën dhe mbulesën e tregut mund të rezultoj fatale jo vetëm për tregtarët por dhe për konsumatorët që e frekuentojnë. Të shqetësuar ata kërkojnë ndërhyrje nga pushteti vendor.
Në elbasan funksionojnë disa tregje të cilët nuk ofrojnë kushtet e duhura për tregtarët dhe konsumatorët.