Tetori – muaji i Letërsisë, poetja Iliriana Sulkuqi evidenton rëndësinë e klubeve letrare

0

Muaji tetor cilësuar si “Muaji i Artit dhe Letërsisë ” sjell një atmosferë të veçantë me aktivitete dhe takime me shkrimtarë e poetë të njohur.Ndër shekuj letërsia dhe arti tërheq vëmendjen e njeriut ku nëpërmjet leximit nisim të kuptojmë të sotmen, por edhe njohim të kaluarën për të reflektuar mbi të ardhmen. Leximi i letërsisë së mirë është përvojë që na mëson çfarë jemi dhe si jemi, me veprimet tona, fantazinë dhe ëndrrat tona. Çdo vepër hap një dritare dhe çdo  kryevepër një portë në botën e kulturës. Kjo është magjia e artit dhe letërsisë.

Poetja e mirënjohur nga qyteti i Elbasanit Iliriana Sulkuqi, autore e 20 vepra letrare, shpreh refleksionin e saj në një intervistë për Infoëeb/ Media, për rëndësinë që ka muaji tetor dhe libri në përgjithësi. Poetja thekson se muaji tetor është vërtetë muaji i librit, por kjo nuk do të thotë që libri ka muaj, ditë, stinë apo vite, pasi rëndësia e tij është e gjithkohshme.

Poetja tregon përvojën e ngushtë që ndër vite ka pasur me librat, vëmendjen e veçantë që i kushtohet letërsisë jashtë vendit dhe brenda vendlindjes, që pavarësisht zhvillimeve teknologjike të avancuara, fatmirësisht nuk kanë ndikuar negativisht për artdashësit e letërsisë, për lexuesit e përkushtuar dhe të gjithkoshëm.

Në mbyllje poetja Iliriana Sulkuqi, beson dhe shpreson tek institucionet që drejtojnë arsimin, se do të ketë përpjekje dhe rrethe miqsore letrare të cilat do të sjellin shumë pranë lexuesit dhe krijuesit për t’u njohur me veprat e tyre dhe për të biseduar ngrohtësisht rreth artit të letrave shqipe, dhe jo vetëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu