MALI I ZI- Që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, nuk ka pasur një program lajmesh në të cilin të paktën disa minuta nuk i kushtohen kësaj teme. Dhe ndërsa regjistrimet dhe fotot nga fusha e betejës mund të gjenden lehtësisht në platforma të shumta mediatike, Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG) doli me një ide shumë inovative. Përkatësisht, gjatë pasqyrimit të situatës aktuale në Ukrainë, në televizionin shtetëror janë shfaqur pamje nga një video-lojë.
“Dhe shikoni se çfarë po bën RTCG, përveç një milion regjistrimesh nga Ukraina, përdorin një video nga loja hahaahahaha. Edhe pse asgjë e çuditshme nga menaxhmenti i ri”, thuhet në një reagim.
A vidjite sto cini RTCG, pored milion snimaka iz Ukrajine, koriste video iz igrice hahaahahaha
Mada nista cudno od novog menadzmenta 🤡 pic.twitter.com/zGqSwT5QxV
— DIDI (@didileja) November 19, 2022
Kjo situatë e çuditshme ka bërë shumë njerëz të qeshin, duke qenë se është televizioni shtetëror i një vendi.