Aksident me pasojë vdekje në Korçë, “Audi” përplas këmbësorin 64 vjeç në fshatin Pirg

0

Një aksident me pasojë vdekjen e shtetasit F.Z. rreth 64 vjeç ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec në fshatin Pirg të Maliqit. Automjeti i tipit “Audi” i cili drejtohej nga shtetasi A.R. ka përplasur për vdekje viktimën i cili ka qenë duke ecur në këmbë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu