Përfshihet nga flakët mjeti në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”.
Është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të D. T., banues në këtë qytet, i cili ka qenë i parkuar në sheshin para pallatit.
Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehte edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.
Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
Një nga pistat është zjarrvënia e qëllimshme!