Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ, mbështet Bashkinë e Cërrikut në rinovimin e stacionit të pompimit në Shtërmen

0

Mbështetja e donatorëve përgjatë këtyre viteve ka ndihmuar shumë realizimin e disa punëve të mira për komuntetin të Cërrikut.

Një nga këto ka qënë dhe rinovimi i stacionit të pompimit në Shtërmen, prej nga furnizohen 4464 banorë të fshatrave Shtërmen e Gostimë.

Pra është një investim që është realizuar me mbështetjen e qeverisë Gjermane nëpërmejt GIZ. Rinovimi konsistoi në zëvendësimin e pompave me pompa të reja, zëvendësimi i skemës hidraulike, zëvendësimi i skemës elektrike dhe rehabilitimi i ambjentit të jashtëm.

Qëllimi i rinovimit ka qënë, përmirësimi i përformancës së stacionit rritja e eficensës së energjisë elektrike, si dhe siguria në vendin e punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu