100 vjet mardhënie diplomatike Shqipëri-Turqi/Ambasadori Turk Atay seri vizitash zyrtare në Elbasan

0

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ka vizituar këtë të premte qytetin e Elbasanit. Delegacioni turk fillimisht është ndalur në një takim me prefekten Qarkut Elbasan, Majlinda Perriu.Prefektja e ka njohur ambasadorin me historikun e qytetit, traditat dhe kulturën që na përafron me popullin turk.

Në bisedën e ngrohtë me zyrtarin e lartë turk, prefektja e Qarkut Elbasan u kujdes ta informonte rreth bizneseve turke që operojnë prej shumë vitesh në Elbasan, sesi këto biznese kanë ndihmuar në punësimin e komunitetit lokal, sesa është rritur vit pas viti numri i shtetasve turq që jetojnë në Shqipëri ,vecanërisht në qytetin e Elbasanit.


Këtu në Elbasan ne kemi shumë biznese që administrohen nga shtetas turq.Ata jo vetëm kanë krijuar mardhënie shumë të mira me komunitetin lokal këtu, por janë shndërruar në ndihmesë për këtë të fundit pasi shumë punonjës të këtyre bizneseve janë nga qyteti i Elbasanit. Për këtë ju jemi shumë mirënjohës, ndaj jam e lumtur që kjo miqësi mes dy vendeve vecse të thellohet”-theksoi prefektja Perriu.

Ndalesa e dytë e ambasadorit turk Atay ishte me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, duke diskutuar për bashkëpunimin me institucionet turke dhe një sërë çështje të tjera.Në një deklaratë për mediat, ambasadori Atay tha se në takim me kryebashkiakun Llatja kanë biseduar për çështjet në të cilat mund të bashkëpunojnë në vijim.
Në ditët e para që erdha në Shqipëri pata nderin të njoh kryetarin(Llatja) në kuadër të Javës së Kulturës Turke dhe disa aktivitete vitin e shkuar i zhvilluam në qytetin e Elbasanit. Kryetari është një njeri që e njeh Turqinë nga afër dhe si i tillë ka lidhje të ngushta me disa bashki në Turqi. Ne si Ambasadë do të hedhim disa hapa për lehtësimin e komunikimit mes tyre“, tha Atay.

Ambasadori Atay theksoi se në emër të kompanive turk që ndodhen në Elbasan, ka falënderuar kryetarin Llatja për ndihmën e treguar ndaj tyre.
Sakaq në deklaratën e tij, kryebashkiaku Llatja tha se bashkëpunimi me Turqinë ka qenë i gjithanshëm, por ai vecoi atë ekonomik dhe investimet që vendi fqinj ka bërë për vendin.
Kemi një pikë lidhje shumë të fortë ne në Elbasan me Turqinë, ato janë bizneset të cilët zhvillojnë aktivitetin në Elbasan, të cilët janë në fakt një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, jo vetëm të Elbasanit, por edhe të Shqipërisë”, u shpreh Llatja.

Në vijim, Llatja theksoi se një nga investimet kryesore të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Elbsan ka qenë ai i konviktit, i cili është sipas tij një nga strukturat mikpritëse për të gjithë studentët e Elbasanit.

Kemi pasur një bashkëpunim të mirë në fushën e kulturës dhe jam i bindur do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. I urova suksese ambasadorit për zhvillimin e zgjedhjeve në Republikën e Turqisë dhe procesin e mirë në fakt që u zhvillua edhe në ambasadë”, tha Llatja.

Në vijim të axhendës së tij zyrtare, Ambasadori Atay u ndal në një vizitë edhe në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” , ku u takua me rektorin Prof. dr. Skender Topi dhe pedagogë, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e universitetit, në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhenive diplomatike mes dy vendeve .Gjatë bashkëbisedimit, ambasadori Atay thekosi se marrëdhëniet Turqi – Shqipëri janë në një nivel të shkëlqyer dhe shtoi se synojnë t’i avancojnë në një dimension të ri.


Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Prof. dr. Skender Topi e njohu ambasadorin me faktin se në Universitetin e Elbasanit studentët kanë mundësi të studojnë gjuhën turke dhe sesi interesi i tyre është rritur vitet e fundit. Gjithashtu Z.Topi foli dhe për mardhëniet e mira që Universiteti i Elbasanit ka me disa universitete në Turqi.
Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” funksionon dega e gjuhës turke. Vit pas viti shihet një interes në rritje i të rinjve për të studjuar gjuhën turke. Prej më shumë se 5-së vitesh ne kemi krijuar mardhënie shumë të mira bashkëpunimi me disa universitete në Turqi. Është bukur të krijohen mardhënie institucionale mes dy vendeve mike”-u shpeh Topi.


Kjo është hera e dytë që Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan viziton qytetin e Elbasanit, pas vizitës së kryer vitin e shkuar në kuadër të Javës së Kulturës Turke. Sakaq vizita e sotme ishte në vijim të aktiviteteve të kryera në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhenive diplomatike mes dy vendeve.

InfoWeb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu