Makina përplaset më barrierën anësore në Elbasan, 1 viktimë dhe tre të plagosur

0

ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari dhe lëndimin e tre të tjerëve, mes të cilëve dy të mitur, ka ndodhur në Elbasan.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 39-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu