Muaji shtator ka çelur zyratrisht stinën aktiviteteve kulturore në Elbasan. Teatri “Skampa” është gati të mirëpres spektatorin për të shijuar dhe duartrokitur shfaqet dhe premierat që do të ngjiten në skenë. Festivali mbarëkombëtar i orkestrës së harqeve , do të jetë jetë eventi artistik që do të çelë siparin e aktiviteteve kulturore ndêrsa do të pasohet nga kompeticioni “Porta e Poezisë” në edicionin e saj të tretë. Drejtori artistik i festivalit të harqeve Drejtori i Tetarit Skampa, Klinsi Lala flet me emicion për ngjitjen në skenë këtë sezon të premierës teatrale, duke zbuluar pak nga kjo shfaqe e cila do të jetë e gjinisë së dramës dhe do të ngjisë në skenë një aktore të madhe sikundër është Luiza Xhuvani.
Risi e këtij sezoni në Teatrin Skampa sipas Z. Lala do të jetë rikthimi i “Maratonës Rinore” duke i dhënë mundësi të rinjve të lëvrojnë talentin e tyre,por dhe shfaqet me kukulla për fëmijë për ta edukuar dhe afruar spektatorin e vogël me teatrin.
Ndërsa Teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit ka ngritur siparin e sezonit të ri kulturor as këtë vit nuk do të mungojë festivali i teatrit i cili rrugëton për të 25-vit me radhë.
Infoweb Media!