Elbasan/ Iu gjet një mjet prerës dhe kanosi me fjalë një 16-vjeçar, procedohet në gjendje të lirë 17-vjeçari

0

Elbasan, 9 Shkurt 2024 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë për një shtetas 17-vjeçar, banues në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Aqif Pasha”, ku adoleshenti ka kanosur me fjalë një 16-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit 17-vjeçar, policia ka zbuluar një mjet prerës (biçak), i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu