Drejtonte në gjendje të dehur automjetin dhe aksidentoj një tjetër në aksin Librazhd-Prrenjas, arrestohet 45 vjeçari

0

Prrenjas, 9 Shkurt 2024 -Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. S., 45 vjeç, banues në Prrenjas, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. F..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu