Rezultatet surprizuese në javën e 24-t të Kategorisë së Parë, kanë sjellë edhe ndryshime sa i përket renditjes.
Elbasani ka marrë vendin e parë pas fitores 5-0 me Besën, duke përfituar kështu nga humbja e Bylisit, me ballshiotët që zbresin në vendin e dytë.
Vora mbetet në vendin e tretë me 45 pikë, po aq sa edhe Flamurtari i vendit të katërt.
Ndjekin Apolonia dhe Korabi me nga 35 pikë. Burreli është ngjitur në vendin e shtatë me 28 pikë, 1 më shumë se Lushnja e vendit të tetë.
Renditja vazhdon me Kastriotin me 23 pikë, Besa me 19 pikë, Luzi me 18 pikë dhe mbyll Tomori me 14 pikë.