Sektori i Qarkullimit Rrugor në Elbasan ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë për tre shoferë të përfshirë në aksidente rrugore.
- H. T., 64 vjeç:
- Gjatë ditës së djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga. Si pasojë, tre pasagjerë në automjet kanë pësuar dëmtime të lehta.
- M. M., 40 vjeç, shtetas çek:
- Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. 40-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
- P. Gj., 58 vjeç, banues në Durrës:
- Në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, të drejtuara nga shtetasit K. F., 60 vjeç, banues në Tiranë, dhe O. T., 47 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë, janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, K. F. dhe O. T., si dhe një pasagjere në automjetin e drejtuar nga O. T. Të gjithë të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidenteve dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.