Librazhd/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, procedohet 64-vjeçari

0

Komisariati i Policisë Librazhd ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 64 vjeç, banues në fshatin Qukës, për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të policisë, bashkëshortja e tij ka marrë urdhër mbrojtjeje pas incidentit të dhunës.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu