Së shpejti nis asfaltimi i një tjetër aksi rrugor në Bashkinë e Librazhdit.
Bëhet fjalë për aksin që lidh rrugën nacionale me qendrën e Vehçanit fshat në përbërje të Njësisë Administrative Hotolisht.
Asfaltimi i aksit rrugor ishte një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të këtij fshati drejtuar Bashkisë dhe Qeverisë.
Më në fund fondi është miratuar dhe projekti pritet të marrë jetë.
Banorët e këtij fshati, por jo vetëm, do të lidhen lehtësisht me rrugën nacionale dhe qytetin.
Asfaltimi dhe rehabilitimi i rrugëve të fshatrave mbetet prioritet i Kryetarit të Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha.
Aktualisht janë në proces disa akse rrugore dhe në të ardhem ka projekte edhe për akset e tjerë. Infoweb Media