Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se Komisariati i Policisë Elbasan ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. Z., 30 vjeç.
Arrestimi ndodhi pasi shtetasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërimin e tij në ambientet e Policisë.