Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplas autobusin, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan

0

Komisariati i Policisë Elbasan njofton arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. T., 57 vjeç, banues në Elbasan. Sektori i Qarkullimit Rrugor e arrestoi Xh. T. pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, përplasi një autobus me drejtues shtetasin I. Ll.. Përplasja shkaktoi vetëm dëme materiale.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar ngjarjen dhe materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.