“Verë dhe Portokalle”/ Bashkia Librazhd organizon aktivitet madhështor në qendër të qytetit

0

Mijëra të pranishëm kanë mbushur sheshin kryesor të qytetit të Librazhdit në një aktivitet madhështor të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti.

Spektakli i humorit ‘Verë dhe Portokalle’ është ndalur këtë fundjavë në qytetin buzë Shkumbinit dhe ka dhuruar mjaft të qeshura dhe zbavitje.

Aktorët më të dashur të publikut kanë performuar në skenë duke dhuruar dhe marrë emocione pafund.

Me këtë rast ka përshëndetur edhe kryetari i Bashkisë Mariglen Disha, i cili nënvizoi se gjatë kësaj vere Bashkia e Librazhdit ka organizuar dhe do të vijojë të organizojë aktivitete të tilla që kanë si synim, jo vetëm argëtimin, por edhe promovimin e bashkisë Librazhd. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu