Aksident në aksin Elbasan-Librazhd. Përplasen dy automjete, katër anëtarë të një familjeje përfundojnë në spital

0

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd.

Një automjet me targa të të Maqedonisë së Veriut është përfshirë në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit të Librazhdit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12.40 në vendin e quajtur Murrash në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan.

Automjeti me targa të Shkupit u përplas në rrethana ende të paqarta me një automjet tjetër. Për pasojë automjetet u shkatërruan pjesërisht.

Ndërkaq drejtuesi i automjetit me targa të Shkupit si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta. Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në repartin e kururgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dokumentuar ngjarjen për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentit si edhe ka disiplinuar qarkullimin e dendur në këtë aks rrugor i cili u bllokua përkohësisht pas aksidentit .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu