Pastronte paratë e vëllezërve Çopja të Elbasanit/ Arrestohet Klajdi Merkaj, ja ku fshihej

0

Është arrestuar në Itali Klajdi Merkaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja”.

Mësohet se Markaj është arrestuar pasditen e djeshme në Romë, teksa pritet të ekstradohet drejt vendit tonë. Ai akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, teksa më herët i janë sekuestruar dhe pasuritë.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu