Nis kryerja e vaksinës antigrip në Elbasan por qytetarët hezitojnë

0
Screenshot

Specialistët e shëndetësisë referuar virozave agresive që prekën popullatën gjatë vitit parashikojnë një dimër të vështirë ku pritet të qarkullojnë disa viruse njëkohësisht.Për të parandaluar këtë situatë,por edhe kaosin në spitale këtë vit ka nisur më herët shpërndarja e vaksinave antigrip.Prej një jave vaksinat mbrojtëse kanë mbërritur edhe në Elbasan. 16 mijë vaksina janë në dispozicion të popullatës, ndërsa mjekja epidemiologe Erleta Hila ndalet te grupet e rriskut që duhet ta kryejnë patjetër vaksinën.

Pavarësisht mbrojtjes që të siguron vaksina antigrip në Elbasan që nga koha e shfaqjes së covid shiher një stepje e popullatës për ta marrë.

Të sëmurët kronikë ndonëse nuk e fshehin frikën thonë se po e kryejnë vaksinën me shpresën se do ti mbrojë nga viruset.

Aplikimi i vaksinës ka nisur me personelin shëndetësor dhe është duke vijuar me grupet e rriskut në popullatë, si të sëmurët kronikë, ata që kanë probleme kardiovaskulare , probleme me zemrën etj./Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu