Ishte një ditë e zakonshme e rutinës së saj kur Mahmudie Shuli nga Gramshi pati dyshimet e para se mund të ishte prekur nga kanceri i gjirit.Këtë dyshim e ndau me kunatën e saj dhe më pas ekzaminimet konfirmuan dyshimin e saj.Falë terapive intensive,mbështetjes së familjes arriti ta luftonte betejën me sëmundjen.Nga ajo periudhë e errët e jetës së saj thotë se kur i kanë rënë flokët është ndjerë edhe më keq.
65 vjecarja sot i është rikthyer jetës së saj dhe punon si banakiere në një nga lokalet e qytetit të Gramshit.Lotët i ka të pamundur tin dal kur kthehet vite pas,ndaj përcjell apelin e saj për kontrolle të shpeshta te gratë.
Këto 10 vitet e fundit nga kanceri i gjirit janë prekur një numër i lartë gra dhe vajza në rrethin e Gramshit.Diagnostikimi i hershëm i sëmundjes ka bërë që gratë ta fitojnë betejën me sëmundjen./Infoweb Media