Këtë fundjavë është përkujtuar 80 vjetori i çlirimit të Librazhdit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast ishin të pranishëm, drejtues të pushtetit vendor dhe qendror si edhe qindra qytetarë e pasardhës të familjeve të dëshmorëve të luftës dhe të afërm të tyre .Ata kanë kanë marrë pjesë në aktivitetet dhe në ceremoninë e organizuar me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit të Librazhdit

Te pranishëm në aktivitet ishin ministrat Arbjan Mazniku, Taulant Balla e Bora Muzhaqi. Ata vlerësuan heroizmin e partizanëve të Brigadës së XX-të që luftoi për Çlirimin e Librazhdit . Në ceremoninë kushtuar 80 vjetorit të Çlirimit të Librazhdit ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte edhe një pankartë me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.