Prej 30 vitesh banorët e fshatit Kështjellas në njësinë administrative Gjergjan në Elbasan kërkojnë vetëm rrugë! Vit 2025 për ta nis sërisht me të njëjtën kërkesë. Ata thonë se janë të lodhur duke pritur që e vetmja rrugë që lidh fshatin me qytetin e Elbasanit është në gjëndje të pakalueshme edhe pse ata vetë si fshat janë taksapagues të rregullt.
Shumë herë i janë drejtuar bashkisë Elbasan për të ndërhyrë por deri më sot kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar. Banorët thonë se politikanët duken në këtë fshat vetëm në fushatë elektorale.
Të tjerët thonë se fshati po braktiset nga të rinjtë pasi për shkak të infrastrukturës nuk dëshirojnë të investojnë aty.
Banorët e fshatit Kështjellas ndërmorën një tjetër hap për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet. Ata firmosën një peticion të cilin ia dorëzuan këshillit bashkiak të Elbasanit, per problemet e tyre duke shpresuar se më në fund kërkesat e tyre do të plotësohen.