Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Tayyar Kagan Atay merr pjesë në dhurimin e aparturave nga TIKA në Qendrën Spitalore të Elbasanit.
Qendra Spitalore Elbasan ka falenderuar ambasadorin Atay për ndihmën e dhënë.
Postimi i Qendrës Spitalore Elbasan:
Dje (date 4.2.2025) në ambjentet e Spitalit Rajonal Elbasan, mikpritëm Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Shkëlqesinë e tij, Z. Tayyar Kagan Atay.
E falenderuam🤝 Ambasadorin për mbështetjen e TIKA-s, në fuqizimin e Telemjeksisë. Pajisja/aparatura e laparoskopisë e dhuruar për Spitalin tonë, ofron mundesinë për kryerjen e të gjithë ndërhyrjeve kirurgjikale me metodë laparoskopike.
Risi e përdorimit të kësaj pajisje, është mundësia e ndërhyrjes gjinekologjike si histerektomia, duke parashikuar rritjen e numrit të ndërhyrjeve, deri në 200 të tilla në vit.
Shpresëplotë, që do të kemi investime të tjera të këtij lloji dhe jo vetëm, mbetemi të angazhuar në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientevë.
Postimi i Qendrës Spitalore Elbasan