Cërriku përkujtoi ngjarjen tragjike të 25 shkurtit 1990, kur dy të rinj, Sokol Hado dhe Frederik Haruni, u vranë në përpjekje për të kaluar kufirin, duke kërkuar lirinë dhe demokracinë. Aktiviteti përkujtimor u organizua nga profesori Hyqmet Zane dhe mblodhi qytetarë të shumtë, ndërsa u vu re mungesa e përfaqësuesve të Bashkisë Cërrik.Të pranishmit kujtuan me dhimbje sakrificën e dy të rinjve dhe theksoi se Cërriku, dikur një qytet i dijes dhe kulturës, sot vuan braktisjen masive të të rinjve.
Ngjarja e 25 shkurtit 1990 mbetet një ndër momentet më të dhimbshme të historisë së tranzicionit shqiptar, duke rikujtuar përpjekjet dhe sakrificat për liri dhe demokraci./Infoweb Media