Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha, takon Koordinatorin e TIKA-s në Shqipëri, Mustafa Ata. Projekt për restaurimin e muzeut të qytetit

0

Librazhd – Koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shqipëri, z. Mustafa Ata, zhvilloi një vizitë zyrtare në qytetin e Librazhdit, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, z. Mariglen Disha.

Qëllimi i vizitës ishte inspektimi i gjendjes aktuale të Muzeut të Qytetit, si dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të restaurimit të kësaj godine me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për Librazhdin.

Gjatë inspektimit në terren, u theksua rëndësia që ka ky institucion për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore të zonës. Kryebashkiaku Disha vlerësoi gatishmërinë e TIKA-s për të mbështetur projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës komunitare dhe në promovimin e vlerave lokale.

“Ndërhyrja në këtë objekt është mëse e domosdoshme për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore dhe për të forcuar identitetin e qytetit,” u shpreh z. Disha, duke falënderuar z. Mustafa Ata për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të TIKA-s në Librazhd.

Postimi i kryebashkiakut Mariglen Disha:

Kisha kënaqësinë të mirëprisja në Librazhd Koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shqipëri, z. Mustafa Ata. Vizita e tij në qytetin tonë ishte një inspektim dhe një tregues i vullnetit të mirë për bashkëpunim.
Së bashku patëm mundësinë të shohim nga afër gjendjen e Muzeut të Qytetit dhe të diskutojmë mbi mundësitë për restaurimin e kësaj godine me vlerë të veçantë për historinë dhe kulturën e Librazhdit. Ndërhyrja në këtë objekt është mëse e domosdoshme për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore dhe për të forcuar identitetin e qytetit.
Falënderoj nga zemra z. Mustafa Ata për dëshirën, angazhimin dhe kontributin e çmuar që jep në përmirësimin e jetës së komunitetit të Librazhdit.