Infermierja nga Gramshi 25 vjeç në rrezik për jetën, hapet Gofundme për kryerjen e transplantit të mëlçisë për Risela Llapushin. Nevojiten 100 mijë euro

0

Një 25-vjeçare shqiptare me banim në Belgjikë rrezikon jetën nëse nuk kryen transplantin e mëlçisë.

Familjarët e saj kanë kërkuar ndihmë duke hapur një llogari në internet për donacione pasi për transplantin e Risela Llapushit, me profesion infermiere, nevojiten 100 mijë euro.

“Bashkëqytetarja jonë Risela LIapushi ka nevoje për ndihmen tonë!

Vetëm 25 vjeç është në lule të rinisë dhe i duhet të bëjë transplantin e mëlçisë në Turqi. Ju lutem t’i japim ndihmën tonë sado pak, koha është vendimtare për fatin e Riselës.

Kostoja e operacionit është 100.000 euro dhe trajtimi është shumë i lartë për familjen. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund t’i shpëtojë jetën.

Ju lutem, dhuroni dhe shpërndani. Koha është jetike”, thuhet në mesazhin e familjes.