Mbetjet urbane, një problem serioz në Elbasan:Rrugët plot plehra

0
Screenshot

Mbetjet urbane vijojnë të mbeten një ndër shqetësimet kryesore për territorin e bashkisë së Elbasanit, sidomos gjatë sezonit veror. Kjo është panorama që ofrojnë disa nga aksent nacionale, Elbasan-Gjinar,Elbasan-Cërrik-Gramsh ,Elbasan-Librazhd et…

Screenshot
Screenshot

Por edhe në brendësi të lagjeve në zonën urbane ,situata paraqitet problematike.Në këto ditë të nxehta pranë tyre kundërmon erë e rëndë.Pamje aspak të denja edhe për turistët që vizitojnë vendin tonë.
Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Z.Ilir Bejtja, theksoi se problematika është më e theksuar në zonat urbane, ku grafiku i mbledhjes së mbetjeve shpesh nuk përballon fluksin e rritur gjatë muajve të verës. Aktivizimi i inceneratorit do të ishte një zgjidhje shumë efikase për këtë problem,u shpreh ai.

Bejtja theksoi se përgjegjësia kryesore nuk bie mbi qytetarët, por mbi subjektet private në zonat rurale dhe institucionet lokale. Në mungesë të sensibilizimit, ai sugjeron të merren masa ndëshkuese ndaj ndotësve.

Ambjentalisti Ahmet Mehmeti ngre alarmin për ndikimin negativ që mbetjet kanë në mjedis dhe ekonomi lokale. Sipas tij, institucionet duhet të jenë më aktive dhe të zbatojnë ligjin pa përjashtime, ndërsa qytetarët do të duhet të jenë më të sensibilizuar.

Infoweb Media iu drejtua për një informacion të detajuar Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashkinë Elbasan ,por edhe pse drejtues të saj jashtë kameras premtuan se do të na e vinin në dispozicion neglizhuan në garantimin e transparencës ndaj qytetarëve./Infoweb Media