Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani

0

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Booking”, për goditjen e një rasti të ushtrimit të prostitucionit në qytet.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve zbuluan një apartament në lagjen “5 Maji”, i marrë me qira për veprimtari të paligjshme.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë dy shtetase nga Kazakistani:

A. A., 34 vjeç

A. A., 27 vjeç

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasja R. Ç., 42 vjeçe, banuese në Elbasan, e dyshuar si pronare dhe qiradhënëse e apartamentit ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.

Gjatë kontrollit u sekuestruan:

shuma parash në valuta të ndryshme,

3 telefona celularë,

dokumentet personale të dy shtetaseve të arrestuara.

Policia bën me dije se rreth një javë më parë janë zbuluar edhe dy raste të tjera të ngjashme në qytet, ku shtetase të huaja ushtronin prostitucion në apartamente të marra me qira.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.