Sherr me th*ika në Bathore, 4 persona nisen me urgjencë drejt Traumës

0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores në kryeqytet.

Deri më tani burime për media kanë bërë me dije se një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mes disa personave. Nuk dihet numri i saktë i të përfshirëve.

4 prej tyre janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës pas plagëve të marra nga goditjet me thikë. Ndërkohë disa të tjerë janë shoqëruar për në komisariat për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.