Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi me thikë, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën 2 thika.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte përgjegjësin e OSHEE Cërrik, shtetasin A. Sh., në ambientin e tij të punës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin R. H., 20 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T. F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin U. Ç., 70 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, ka përplasur me automjet një 17-vjeçar që lëvizte me biçikletë. 17-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Gramsh/Më datë 04.12.2025, rreth orës 17:00, dyshohet se shtetasit E. H., 46 vjeç dhe L. A., 49 vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta.
Gjithashtu, në konflikt u përfshinë edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57 vjeç (punonjës policie).
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Sa i përket veprimeve procedurale që lidhen me 49-vjeçarin dhe vëllain e tij F. A. (punonjës policie), ato po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.





