REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN
Website: www.gjykata.gov.al Adresa :Lagjja “5 Maji”, Rruga “Koço Brisku”, Elbasan,Shqipёri.
Elbasan, më 05.12.2025
NJOFTIM PЁR SHTYP
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi vendimmarrjen e masave tё sigurimit pёr Kërkesёn në Fazën e Hetimit Paraprak me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit të personit nën hetim” Xh.A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal dhe “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 278 /1e 25 të Kodit Penal dhe “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit të personit nën hetim” K.P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. nё lidhje me nё lidhje me ngjarjen e vrasjes sё shtetasit E.H alias M.M.
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Elbasan.
2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore, më datë 01.12.2025, ora 02.00 ndaj personit nën hetim Xh. A., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 278 /1e 25 të Kodit Penal.
3. Caktimin ndaj personit nën hetim Xh. A., si masë sigurimi “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
4. Vleftësimin e ligjshëm të arresiti në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore, më datë 01.12.2025, ora 19.45 ndaj personit nën hetim K. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
5. Caktimin ndaj personit nën hetim K. P., si masë sigurimi atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.
6. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar palëve.
– U shpall sot në Elbasan, më datë 05.12.2025.
SEKRETARE GJYQTAR
Znj. VOJSAVA GJINI z.ELIS DINE
GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN
NJOFTIM PER SHTYP DT 05.12.2025





