Tempulli i artit në Elbasan, ‘Tetari Skampa’ përmbylli kalendarin artistik me eventin “Grand Gala 2025”.Një mbrëmje që ngjiti në skenë madhështinë e muzikës klasike dhe elegancën e interpretimit artistik. Nën drejtimin artistik dhe dirigjimin e Gridi Kraja, Orkestra Filarmonike e Elbasanit prezantoi një koncert të veçantë, ku I’u bashkuan emra të njohur të skenës muzikore shqiptare, si Eva Golemi, Kastriot Tusha, Sokol Hidersha dhe Keli Guga, të cilët u pritën me duartrokitje të shumta nga publiku.
Një kontribut të veçantë në këtë mbrëmje dha Maestro Zeqir Sulkuqi, prania dhe përvoja artistike e të cilit i shtuan peshë dhe vlera koncertit, një traditë e bukur që i jep fundvitit hijeshi, kulturë dhe emocione të paharrueshme.
Eventi, Grand Gala ka lindur si iniciativë për të gjallëruar jetën artistike të qytetit dhe për t’u ofruar qytetarëve evente cilësore që promovojnë artin, kulturën dhe traditat muzikore. Për tenorin e njohur Kastriot Tusha është gjithnjë emocion interpretimi në qytetin e lindjes.
Publiku elbasanas, ndoqi me vëmendje dhe emocion një program të përzgjedhur me vepra të njohura të muzikës klasike botërore, për të cilat nuk i kurseu duartrokitjet dhe vlerësimet.





