Një v*iktimë në Elbasan, dyshohet se një person i s*eksit mashkull është vetëdjegur

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, por dyshimet e para flasin për një vetëflijim të viktimës.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit.

Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person të seksit mashkull thuajse te djegur totalisht.

Ndërkohë, për rreth një orë, energjia elektrike është ndërprerë në një pjesë të bllokut të banimit në lagjen ‘5 Maj’, si masë sigurie.