A do japë dorëheqje Basha? Alibeaj zbulon planet e Partisë Demokratike

0

Kandidati i partisë Demokratike në qarkun e Fierit ka dhënë një deklaratë për Fax News ku ka folur lidhur me procesin zgjedhor, të numërimit dhe situatën aktuale politike.

Alibeaj është shprehur se i penalizmi pjesa që nuk bashkëpunuan me LSI pasi kanë humbur mandate të cilat duhet të ishin marrë nga opozita. Sipas tij, ka pasur shkelje të panumërta, gjatë procesit zgjedhor dhe atij të numërimit.

Përsa i përket njohjes së zgjedhjeve ai tha se kjo nuk ishte në dorën e partive politike por këto të fundit kanë në dorë të denoncojnë rastet e shkeljes së kodit zgjedhor dhe të mbikëqyrin respektimin e votës së qytetarëve.

Pse nuk dolët në lista të përbashkëta me LSI

“Edi Rama nuk lejoi bashkimin e partive në një sigël të përbashkët, kjo ishte një nga shkeljet më të mëdha, që u bë. Ne kishim dëshirën dhe vullnetin për të bërë një koalicion të përbashkët, por ndryshimet kushtetuese e bënin të pamundur, ne mund të kishim një listë të përbashkët, por siglat e tjera do të zhdukeshin, ju e kuptoni që njerëzit nuk do të gjenin siglën e përfaqësuesve të tyre. Ky ishte një nga defektet e mëdha të Kodit, që u kundërshtua dhe nga Venecia.”

Si do të vazhdojë bashkëpunimi me LSI

“Nuk është kjo çështja që duhet të diskutohet sot, përballja me regjimin është sot alfa dhe beta e të gjithë betejës së qytetarëve shqiptarë. Pjesa që është kundër regjimit, ku nuk janë të PD dhe të LSI është fronti i madh i qytetarëve kundër regjimit.”

A do ti njihni zgjedhjet

“Nuk është në dorën e asnjë lideri politik dhe asnjë partie, që rezultati i zgjedhjeve të jetë në shijen e tyre apo jo, një rezultat është i drejtë apo jo pasi ke parë nëse janë përdorur apo jo kriminelë në këto zgjedhje, janë përdorur asetet e shtetit në funksion të një partie, dhe kjo përcakton dhe qëndrimin që ne duhet të mbajmë. Ajo që po bëjmë ne është denoncimi i asaj që ka ndodhur në këti zgjedhje, po mbledhim ngado të gjitha dokumentet, pasi vota nuk është pronë e partive por e shqiptarëve.”

Alibeaj është pyetur edhe në lidhje me kërkesat për dorëheqjen e kreut të PD, Lulzim Bashës.

Ai tha se kjo është partia Demokratike dhe ka vend për zëra kundërshtues. Por shtoi se në këtë kohë fokusi duhet të jetë të jenë ballë regjimit dhe jo Bashës.

Sipas tij të gjithë personat që kërkojnë largimin e Bashës, i shërbejnë Edi Ramës.

“E para kjo është partia demokratike, ka pasur ka dhe do të ketë gjitmoë, por për të qenë seriozë, impenjimi është beteja me regjimin .

Njeri nga aktet ishte ai i 25 prillit. Cështja e vetme që duhet të mobilizojmë ne në këtë momente është lufta kundër regjimi. Nuk i kuptoj fare këto veprime që vecse halleve personale nuk merren me regjimin por janë zëdhënës të tezës së Edi Ramës.

Është kuptuar që pengesa e vetme janë PD dhe Lulzim Basha.

Kushdo që mban ison e tij , i shërben Edi Ramës për të instaluar regjimin total.

Pyetja për bashkëpunim me Ramën, ka marrë përgjigjie nga Basha.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu