PS nis procedurat për shkarkimin e Metës/ Zbulohet mesazhi për deputetët socialistë

0

Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Edhe pse ky i fundit deklaroi të kundërtën në një deklaratë para pak çastesh, PS-ja nuk humb kohë pasi së fundmi është zbuluar edhe mesazhi që iu ka drejtuar deputetëve. Një mesazh ka mbërritur sot në celularët e deputetëve socialistë, ku iu kërkohet që të jenë prezent për të firmosur propozimin për shkarkimin e tij.

Mesazhi i plotë:

Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu