A do mbyllen shkollat? Ja si u përgjigj prefekti i Elbasanit në shkollën Vasil Kamami

0

Nga Deni Dushku

“A do mbyllen shkollat?” ishte pyetja që iu drejtua nga infoelbasani.com prefektit të Elbasanit, Klevis Xhoxhi, në një takim që zhvilloi sot në shkollën Vasil Kamami.

Mbasditen e sotme në gjimnazin “Vasil Kamami” u zhvillua një takim me prefektin e Elbasanit Klevis Xhoxhi, drejtoreshën e ZVA-së Anila Çota,drejtorinë e shkolles, këshillin e prindërve dhe kryetaren e qeverisë së nxënësve. Në mbledhje u diskutua për masat anti-Covid, por jo vetëm.

Prindërit ngritën shqetësimin e tyre mbi gjendjen e infrastrukturës së shkollës, ku më shqetësuese është gjendja aktuale e tualeteve por edhe e sistemit elektrik. Nga ana tjetër prinderit ishin të kënaqur nga stafi pedagogjik dhe masat anti-Covid në gjimnazin “Vasil Kamami”, për të cilat drejtoresha e shkollës Anjeza Cerri dha nje informacion më të detajuar.

Një nga pyetjet që i dha përgjigje prefekti i Elbasanit ishte “A është e vërtetë se me regjistrimin e të dhënave të nxënësve në portalin akademi.al mbyllja e shkollave është afër?” Përgjigja ishte “Jo” Regjistrimet në portal jane thjesht masa paraprake.

Në fund drejtoresha Anila Çota u shpreh se me bashkepunimin prindër-mësues-nxënës lufta kundër Covid-it do të jete më e lehtë. infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu