Prefekti i Elbasanit, Klevis Xhoxhi, takim me gazetarët

0

Prefekti i Elbasanit, Klevis Xhoxhi, zhvilloi sot një takim me gazetarët. Qëllimi i takimit ishte rritja e frymës së bashkëpunimit mes këtij institucioni dhe komunitetit të gazetarëve të Elbasanit.

Në këtë bashkëbisedim, ndër të tjera prefekti kërkoi një opinion nga gazetarët për problematikat që ata hasin në punët e tyre të përditshme dhe mënyrës së zgjidhjes së tyre.

Gjithashtu në këtë takim u vendosën ura të reja bashkëpunimi të shkëputura prej kohësh nga drejtuesit e mëparshëm të këtij institucioni.
Ai kërkoi nga gazetarët që të pasqyrojnë me realizëm dhe objektivitet të gjitha problematikat që shqetësojnë komunitetin në dobi të interesit për zgjidhjen e tyre.

Me ardhjen në krye të prefekturës Elbasan, prefekti Xhoxhi po sjell një frymë të re, duke kërkuar zbatimin ligjor të detyrave nga të gjitha drejtoritë dhe institucionet vartëse me synim rritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ai ka paralajmëruar se do të ndëshkojë këdo që nuk përmbush këto detyra.

Ndërkohë prefekti ka nisur një tur takimesh nëpër drejtori e institucione, duke u përqëndruar fillimisht në problematikat më të mëdha të aktualitetit.

Prefekti Klevis Xhoxhi ka një eksperiencë të gjatë në drejtimin e institucioneve të rëndësishme dhe kudo që ka ushtruar detyrën është shquar për aftësi menaxhuese. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu