Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremoninë për homazhet në nderim të dëshmorëve të atdheut Damian Gjiknuari foli edhe për Asamblenë e radhës që do të mbajë PS.
I pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri gjatë Asamblesë kombetare e PS ,Gjiknuri tha se kjo është diçka që i takon kryeministrit.
Nëse PS në raundin e parë të diskutimeve do të shkonte me emra konkret kandidatës sipas Gjiknurit kjo do të ishte e pavend.
“Sot përkujtojmë të rënët, mua më qëlloi në Elbasan, për PS është ditë e shenjtë, e sakrificës. Më e rëndësishme se sa kombi nuk ka, dhe këto varreza janë dhëshmi se si kanë sakrifikuar brezat e mëparshëm për këtë Shqipëri.
Jo nuk e di të jetë diskutuar, pyetjet duhet ta bëni kryeministrit. Është një temë që nuk me intereson për momentin. PS ka nisur një proces konsultimesh. Do të ulemi në tryezë për profilin e presidentit. Jam i bindur se PS nëse nuk gjendet konsesus do ti ofrojë shqiptarëve një kandidaturë shumë të denjë për kreun e shtetit”- u shpreh Gjiknuri.
Palët kanë rënë dakort që të ulen dhe ne jëmi të gatshëm për të filluar diskutimet me përfaqsuesit e opozitës.
Gjiknuri tha se mirëpret diskutimet me grupin demokrat për të rendë dakord për një emër të përshtatshëm si President i ardhshëm i Shqipërisë.