A do të ketë ‘pushtim’ të Selisë Blu në 11 dhjetor dhe sa do paguajë folzorja për stadiumin?

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka përgënjeshtruar deklaratën e zëdhënëses së ‘Foltores’, Floriana Garo, e cila tha ditën e sotme se do të ketë një marshim në datë 11 dhjetor nga stadiumi te Selia Blu.

Sipas Belind Këlliçit, i cili ishte i ftuar në Open, nuk është e vërtetë që do të ndodhë diçka e tillë dhe se deklarata e Garos është nxjerrë nga konteksti.

Më tej, Belind Këlliçi ka zbuluar dhe shumën që do të paguajë ‘Foltorja’ për të përdorur ambientet e Air Albania në datë 11 dhjetor, që është 1 milionë lekë të reja.

Belind Këlliçi: Fatura është 1 milionë të reja. Nuk e di kush do ta paguajë. Do të kushtojë më pak sesa për aktivitetin e paguar sot në Ar’Tubina, jam i bindur për këtë. Nuk do të ketë marshim në 11 dhjetor drejt Selisë Blu. Deklaratën e Floriana Garos e kanë nxjerrë nga konteksti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu