A është vërtet Demi Lovato në një lidhje me Noah Cyrus?

0

Demi Lovato dhe Noah Cyrus po kalojnë bashkë një kohë cilësore, sidomos gjatë dhe pas realizimit të një projekti të përbashkët, këngës “Easy”.

“Ato janë shumë të afërta dhe kanë qëndruar me njëra-tjetrën,” tha një burim për Page Sixc, i cili madje sugjeroi që ato mund të kenë filluar lidhjen.

Mirëpo një burim i afërt me Demin e quajti thashethemin “të çuditshëm” dhe këmbënguli që “vajzat nuk janë në lidhje”.

Demi, e cila së fundmi deklaroi se identifikohet si paneksuale, regjistroi këngën”Easy” me Noah-n për albumin e saj të ri “Dancing With the Devil… The Art of Starting Again”.

Noah është motra e Miley Cyrus dhe vajza e Billy Ray Cyrus.

Pak ditë më parë, në dokumentarin “Dancing With the Devil”, Demi Lovato foli ndër të tjera publikisht për abuzimet seksuale që janë kryer ndaj saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu