A jeni gati për hitin i rradhës! Kida sjell bashkëpunimin me reperin e njohur gjerman

0

Vitin e shkuar Kida ishte një nga këngëtaret më aktive dhe solli disa nga hitet më të mëdha të 2020-s. Bashkëpunimi i saj me Mozzik rezultoi një super sukses e po ashtu edhe dy këngët solo “Edhe sa” dhe “Drunk”. Ndërkohë për këtë vit ajo nuk ka sjellë ende asgjë dhe ka qëndruar në heshtje. Mirëpo kjo nuk do të thotë se Kida nuk ka punuar!

Ditën e sotme këngëtarja ka lënë të dyshosh se së shpejti do të vijë në bashkëpunim me reperin e njohur gjerman, Samra. Në fakt ajo nuk e ka pohuar vetë këtë gjë, por postimet në Instagram të lënë të kuptosh se dyshja kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin. Kida ka postuar në Instagram një foto të saj dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk e kemi parë njëri-tjetrin kurrë më parë, por nuk mund t’i rezistojmë njëri-tjetrit”. Ajo ka përmendur në postim reperin dhe e ka shoqëruar me një zemër të bardhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu