Rama letër urimi Albin Kurtit : Ju do t’i kapërceni me sukses sfidat

0

Letra e urimit të Kryeministrit Edi Rama:

I dashur Albin

Zgjedhja Juaj në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës me jep kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia për sukses në drejtimin e vendit dhe përballimi e sfidave të qeverisjes.

Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverisë që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve

Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik.

Me urimet më të mira për sukses të Kabinetit tuaj qeveritar dhe me ftesën e përzemërt për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme për Ju, lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu