A kanë nisur bisedimet e nëndheshme me PD-në për ndryshimet Kushtetuese? Përgjigjet Ulsi Manja

0

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka deklaruar sot se brenda javës së ardhshme do të miratohet dhe harta e re gjyqësore, e cila u bë një mollë sherri mes paraardhëses së tij në detyrë Etilda Gjonaj dhe KLGJ. Manja tha se qëllimi i qeverisë është që qytetarët të marrin shërbimin gjyqësor sa më pranë banesës së tyre, dhe të mos kenë shtesë me përqendrimin e institucioneve të drejtësisë.

“Proceci i miratimit të hartës së re gjyqësore nuk është i thjeshtë, pasi merr në konsideratë edhe aksesin që kanë qytetarët në sistemin e drejtësisë. Duhet të ketë plotësim të vakancave, por nuk mund ti bëjmë distancat të pamundura për qytetarët. Duroni dhe prisni hartën e re gjyqëesore.

Unë e thashë ne do të shkojmë drejt variantit për ti ofruar shërbimet atje ku janë sot’, tha Manja, i cili nuk pranoi të komentonte nëse do të ketë 1 apo 3 gjykata apeli, që është dhe përplasja kryesore mes ministrisë dhe KLGJ-së.

Nga ana tjetër Manjani u ndal dhe te zgjatja e afateve të Vetingut, ku tha se kanë nisur konsultimet me BE dhe SHBA-në, por nuk pranoi që të kenë nisur bisedimet me përfaqësues të opozitës.

“Ne do të propozojmë zgjatjen e afateve të Vetingut, natyrisht është një proces që kërkon ndërhyrje në kushteturë, dhe është i domosdoshëm dhe bashkëpunimi i opozitës. Jemi në konsultim të ngushtë me partnerët tanë, BE dhe SHBA, në ditët në vijim do të kemi dhe materializmin e nismës së re në Kuvend”, deklaroi më tej ministri i drejtësisë.

Pro shtyrjes së afateve të Vetingut u shpreh sot dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu