A kishte armë viktima ? Prokurori pas Ardi Veliut: Aktualisht mund të them vetëm…

0

Në një konferencë me gazetarët nga ambinetet e komisariatit të Elbasanit, Ardi Veliu dhe pas tij prokurori Alfred Shehu, u skuqën dhe u kapërdinë, pasi nuk mund të thoshnin dot emrin e personit që qëlloi i pari dje në Elbasan, pasi sipas tyre është çështje hetimore.

Ca më tej Ardi Veliu nuk i përmendi as emrin Partisë Socialiste, teksa gazetarët e pyesnin se cili është subjekti që po tentonte të blinte vota në qytet.

“Është hetimi ai që do të sqarojë dinamikën e ngjarjes. Aktualisht mund të them vetëm kaq, janë nxjerrë dy urdhër arreste për vrasje, pjesa tjetër e hetimit është sekret. Të gjithë dëshmitarët që janë pyetur, përfshirë dhe punonjësit e Policisë së shtetit kanë dhënë dëshmitë e tyre“, u shpreh prokurori.

Kush qëlloi i pari?

Është hetimi që do ti sqarojë të gjithë këto.

A kishte armë viktima?

Është çështje hetimore, në makinë nuk janë gjetur gjë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu