Debat i zjarrtë në studio,Bledi Mane : S’ka burrë nëne që mund ta gërricë me gazetarët

0

Gazetari Bledi Mane dhe eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ishin të ftuar në studion e “Shqipëria live” për të analizuar vrasjen e djeshme në Elbasan.

Por, pjesa e dytë e emisionit nisi me debatet mes dy të ftuarve, që në fakt vazhdonin që nga momenti i publicitetit. Bledi Mane akuzoi Rexhepin se e ka kërcënuar atë si gazetar. “Jo ti, po s’ka burrë nëne që mund ta gërricë me gazetarët, sidomos në shtëpinë e tyre”.

Rexhepi: Nuk kam asgjë me ty!
Mane: Nuk mund të kesh asgjë me mua ose me kolegët e mi. Do të flasim jashtë!
Ndërkohë, Rexhepi heq mikrofonin dhe çohet nga karrigia. Bledi Mane tha se Rexhepi duhet të kërkoj një falje publike, gjë që nuk ndodhi.

Sipas dy moderatorëve në studio, nuk u dëgjua ndonjë kërcënim nga Rexhepi, megjithatë situata mbetet e paqartë. Të dy të ftuarit u larguan nga emisioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu