A$AP Rocky pranon lidhjen me Rihanna-n: Gruaja ime, dua të bëhem baba!

0

Momenti që kemi pritur të gjithë, më në fund erdhi! A$AP Rocky sapo ka konfirmuar se ai dhe Rihanna janë në një lidhje dashurie. Reperi ka folur për herë të parë për marrëdhënien në një intervgistë për GQ, ku e ka cilësuar Rihanna-n si “dashurinë e jetës” dhe “gruaja ime”.

Ai nuk dha shumë detaje, por është shprehur se ndihet shumë më mirë në një marrëdhënie.

“Shumë më mirë, kur ke gjetur njeriun e duhur. Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e duhura”, është shprehur reperi, teksa është pyetur se si ndihet në një lidhje.

A$AP Rocky gjithashtu ka folur për planet e tij për të krijuar një familje. ai është shprehur se ka shumë dëshirë të bëhet baba, nëse do e ketë këtë fat.

“Mendoj se do jem një baba i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm”, ka thënë reperi.

 

Gjithashtu ai la të kuptohet se në të ardhmen mund të kemi një martesë mes tij dhe Rihanna-s, por kjo nuk dihet ende me siguri. Ndër të tjera artisti ka treguar se bashkë me Rihanna-n kanë bërë një udhëtim në të gjithë vendin me një autobus turneu gjatë periudhës së karantinës. A$AP Rocky është shyprehur se Rihanna e ka inspiruar për një pjesë të madhe të këngëve të tij në të ardhmen dhe se ajo është e para që i jep mendimet rreth projekteve.

Kujtojmë se në muajin nëntor u zbulua se Rihanna dhe A$AP Rocky kishin nisur një marrëdhënie pas shumë vitesh miqësie. Në fakt dyshimet për një marrëdhënies mes dyshes lindën që në momentin që Rihanna u nda nga partneri i saj prej 3 vitesh, miliarderi Hassanm Jameel, në janar të 2020-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu