Nuk dija gjë për ngarkesën! Identifikohet shoferi i furgonit me 1 mln paund

0

Burime të Policisë së Shtetit thonë se personi i arrestuar në Portin e Durrësit në furgonin e të cilit u gjend një sasi prej 1 milion paundësh është identifikuar si shtetasi Jetmir Ismaili.

Ismaili, që burimet thonë se njihej ndryshe edhe me mbiemrin Parllaku është arrestuar menjëherë dhe po merret në pyetje nga ana e policisë.

Burime pohojnë se në momentin e parë, Ismaili mohoi të kishte dijeni për përmbajtjen e ngarkesës. Ai ka thënë se prej kohësh ofronte shërbimin e transportit të mallrave nga Anglia në Shqipëri dhe anasjelltas dhe në asnjë rast nuk kontrollon, apo hap përmbajtjen që kanë këto dërgesa.

Furgoni ku u kap shuma e parave ishte nisur nga Enfeld, afërsi të Londrës në Anglia ditën e diel datë 16 maj dhe pasi ka udhëtuar nga Franca ka hyrë në Itali dhe më pas me traget për në Portin e Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu