Abuzimet me të miturit, flasin qytetarët

0

Ngjarjet e rënda të ditëve të fundit lidhur me abuzimet ndaj të miturve ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit publik. Për fat të keq rastet e abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale ndaj të rinjve dhe të miturve kanë qenë vazhdimisht pjesë e kronikave të lajmeve kohët e fundit.

Në shumë vende, të rriturit flasin rreth rrezikut që i kanoset fëmijëve të tyre për abuzim seksual në mjediset e shkollës ose në komunitet, por shumë rrallë flasin rreth rrezikut që i kanoset fëmijëve të tyre në shtëpi, ose në kontekstin e gjerë familjar, ku fëmijët mund të jenë viktima të abuzimit seksual jo vetëm nga pjesëtarët e familjes, por edhe nga persona të tjerë të afërt si komshinjtë, miq të ndryshëm të familjes, apo mësuesit e tyre.

Sipas qyetareve këto janë raste dhe veprime ekstreme ku mund të arrijnë individet në këtë rast kryesisht meshkujt. E vetmja arsye që të çon në këto veprime është edukimi që merr personi nga familja apo institucionet përkatëse dhe se dënimi që meritojnë këto persona duhet të jetë mjaft i rëndë.

Sipas Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, në periudhën 2019- 2020, 66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt si dhe janë dhunuar fizikisht nga familjarë të tyre.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu